Please enter at least 3 characters.

Katër persona të lënduar nga aksidenti në magjistralen Kaçanik- Hani i Elezit (Foto)

2018/05/34175984_1680401842046060_7393010619164655616_n.jpg

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në magjistralen Kaçanik- Hani i Elezit, respektivisht tek vendi i quajtur “Kulla me Çeshme”.

Si pasojë e këtij aksidenti ku kanë qenë të përfshira dy vetura, janë lënduar katër persona.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

Gashi ka thënë se të lënduarit janë dërguar në qendrën e mjekësisë në Kaçanik dhe se policia ka dalë në vendin e ngjarjes. /Telegrafi/