Please enter at least 3 characters.

Kasami: Biseduam me Zaevin për parimet që garantojnë qeverisje reformatore (Video)

2017/03/Bilall-Kasami.jpg

Ka përfunduar takimi ndërmjet liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, dhe atij të Lëvizjes Besa, Bilall Kasami. Ky i fundit bëri të ditur se komunikimi ndërmjet partive vazhdon më tutje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

''Sot kishim takim me kryetarin e LSDM-së ku biseduam për parimet e një bashkëqeverisje, parime të cilat do të garantojnë që kjo qeveri do të jetë reformatore dhe që do të punojë në interes të qytetarëve, e jo si deri tani një qeverisje që nuk ka qenë transparente. Lëvizja Besa nëse do të jetë në qeveri, është ajo që do t'i garantojë këto parime'', u shpreh Kasami./Telegrafi/