Please enter at least 3 characters.

Kasami: BDI u kalb duke qëndruar gjatë në pushtet

2016/12/Bilall-Kasami-tubim.jpg

Koalicioni Rilindje me Besë e ka vazhduar fushatën për zgjedhjet e parakohshme duke mbajtur tubim qendrorë në Gostivar, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, shtoi: “BDI–në e shkatërruan skandalet e saj të shumta korruptive. Kjo parti u kalb duke qëndruar gjatë në pushtet. UÇK–ja nuk është pronë e asnjë partie. Ata që thirren në emër të sajë politikë në përgjime dëshmuan se “komandant” të vetëm e kanë Mijalkovin dhe Gruevskin.”

Fadil Zendeli, theksoi: “Ne duam të promovojmë politikanë të realizuar në profesionet e tyre të cilët nuk do e përdorin pushtetin për të përfituar, por për t’a kthyer popullit shqiptar të drejtën për të vendosur për fatin e vet. Me Rilindjen me BESË pas 11 dhjetori edhe Gostivari do të frymojë lire.”

''Rilindje me Besë'' do të mbaj tubim sot në Çair./Telegrafi/