Please enter at least 3 characters.

Kanosi dy zyrtarë policorë dhe tre inspektorë të AUVK-së, arrestohet i dyshuari në Prizren

2021/09/Arrestimet-e-Policise-ilustrim-foto-Ridvan-Slivova-5.jpg

Një person është arrestuar në Prizren, pasi që i njëjti ka kanosur verbalisht dy zyrtarët policor dhe tre inspektorët e AUVK-së.

“Është shoqëruar në polici i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti, ka kanosur verbalisht dy zyrtarët policor dhe tre inspektorët e AUVK-së derisa ishin në inspektimin e lokaleve afariste dhe të gastronomisë”, thuhet në raport.

I dyshuar është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/