Please enter at least 3 characters.

Kanoset zyrtarja policore në Prishtinë

2021/01/Policia-e-Kosoves-1-650x358-2-600x358-1.jpg

Pronari i një lokali privat është arrestuar pasi nën ndikimin e alkoolit ka kanosur zyrtaren policore.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 23:42, në Prishtinë.

Siç thuhet në raport, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pronar i një lokali privat, pasi që i njëjti në gjendje të dehur ka kanosur zyrtaren policore femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/