Please enter at least 3 characters.

Kane zgjidhet futbollisti i muajit, ndërsa Guardiola si trajner i muajit në Ligën Premier (Foto)

2017/03/guardiola-kane-e1489150580713.jpg

Liga Premier ka zgjedhur më të mirët e muajit shkurt.

Pas zgjodhi golin e Eden Hazardit ndaj Arsenalit, si golin më të mirë të muajit shkurt, Liga Premier zgjodhi edhe trajnerin dhe futbollistin e muajit.

Futbollisti i muajit u zgjodh sulmuesi i Tottenham Hotspur, Harry Kane, i cili shkëlqeu gjatë shkurtit me skuadrën e tij.

Kane në muajin shkurt  ka shënuar tri gola nga katër paraqitje.

Ndërsa, trajner i muajit është zgjedhur spanjolli i Manchester Cityt, Pep Guardiola.

Ish-trajneri i Barcelonës ka shënuar tri fitore me skuadrën e tij nga tri ndeshje gjithsej në këtë muaj. /Telegrafi/