Please enter at least 3 characters.

Kane mund të mungojë deri në fund të sezonit

2019/04/HarryKanecity-2.jpg
277:"LONDON, ENGLAND - APRIL 09: Harry Kane of Tottenham Hotspur reacts during the UEFA Champions League Quarter Final first leg match between Tottenham Hotspur and Manchester City at Tottenham Hotspur Stadium on April 09, 2019 in London, England. (Photo by Dan Mullan/Getty Images)
12:"Getty Images

Mauricio Pochettino e ka komentuar lëndimin e Harry Kane në ndeshjen ndërmjet Tottenham Hotspur dhe Manchester City.

Sulmuesi i Spursave u detyra ta lëshojë fushën, ndërsa trajneri mendon që bëhet fjalë për një lëndim serioz dhe sulmuesi anglez mund të mungojë deri në fund të sezonit.

"Duhet ta kontrollojmë nesër (e mërkurë), por duket se është nyja e njëjtë dhe lëndimi i ngjashëm. Është e pikëllueshme dhe zhgënjyese. Do të na mungojë - ndoshta deri në fund të sezonit".

Harry Kane (Foto: Dan Mullan/Getty Images/Guliver)

"Është një shqetësim për ne. Shpresojmë të mos jetë diçka e madhe. Mirëpo, nuk ka shumë kohë për t'u rikuperuar".

"Ai e ka përdredhur nyjën, prandaj do të shohim si do të reagojë në orët në vijim", ka thënë Pochettino për BT Sport pas ndeshjes. /Telegrafi/