Kane fiton Këpucën e Artë, ndërsa Courtois shpallet fitues i Dorëzës së Artë
277:"MOSCOW, RUSSIA - JULY 15: The big screen displays that Harry Kane of England is the winner of the Golden Boot award during the 2018 FIFA World Cup Final between France and Croatia at Luzhniki Stadium on July 15, 2018 in Moscow, Russia. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)
12:"Getty Images
15/07/2018
Pasi Përfaqësuesja e Francës u shpall kampione e Kampionatit Botëror 'Rusia 2018', FIFA i zgjodhi më të mirë edhe në aspektin individual.
Golashënuesi më i mirë është shpallur Harry Kane.
24-vjeçari shënoi gjashtë gola dhe kështu e fitoi Këpucën e Artë me Përfaqësuesen e Anglisë.
Por, golat e tij nuk arritën t'ia sigurojnë anglezëve kupën pasi ata në fund përfunduan në vendin e katër.
Kane është anglezi i dytë që e fiton këtë çmim në Botëror, i pari ishte Gary Lineker me gjashtë golat në Botërorin e viti 1986.
Ndërsa portieri më i mirë u zgjodh Thibaut Courtois, duke fituar kështu Dorëzën e Artë.
Në këtë Botëror belgët pranuan vetëm gjashtë gola, ndërsa përfunduan në vendin e tretë duke fituar medaljen bronztë. /Telegrafi/


