Please enter at least 3 characters.

Kancelari Scholz thotë se Gjermania do t’i dërgojë armë Ukrainës derisa të jetë e nevojshme

2022/06/1-250.jpg
253:"German Chancellor Olaf Scholz delivers a speech at the two-day TDI 22 Day of Industry conference held by the BDI, the Federation of German Industries, in Berlin on June 21, 2022. (Photo by Odd ANDERSEN / AFP) (Photo by ODD ANDERSEN/AFP via Getty Images)
20:"AFP via Getty Images

Kancelari gjerman Olaf Scholz gjatë fjalimit të tij të mbajtur sot, tha se Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë Ukrainën me armë “derisa të jetë e nevojshme”.

Scholz ka rikonfirmuar edhe njëherë përkushtimin e Gjermanisë, se do të qëndrojë përkrah Lituanisë dhe aleatëve tjerë në lindje të Evropës, transmeton Telegrafi.

Evropa dhe demokracitë perëndimore nuk e pranojnë sulmin e dhunshëm në Ukrainë”, shtoi Scholz.

“Sanksionet po funksionojnë. Liria ka çmimin e saj. Demokracia gjithashtu. Solidariteti me miqtë dhe partnerët ka çmimin e saj. Jemi të përgatitur për një çmim të tillë”, tha për fund Scholz.

Kancelari gjerman gjatë udhëtimit në Ukrainë, pati bërë të ditur se Ukraina i përket familjes evropiane. /Telegrafi/