Please enter at least 3 characters.

Kampioni i pandalshëm, merr fitoren e 11-të radhazi, Milwaukee pa problem mundin Phoenixin

2020/02/siakam_9txl6x6cujzy1hauqty4yjjqe-1.jpg

Toronto Raptors ka vazhduar ecurinë fantastike të fitoreve në NBA.

Kampioni në fuqi i NBA ka marrë edhe fitoren e 11-të radhazi, ku 'viktima' e radhës ishte Chicago Bulls 129:102.

Terence Davis pati një natë fantastike për Toronton, pasi shënoi 31 pikë dhe katër kërcime duke qenë më efikasi në takim.

Me paraqitje të mirë për kampionin u dallua edhe Pascal Siakam me 17 pikë si dhe Serge Ibaka me 16 të tjera.

Ndërkohë fitore të rëndësishme ka marrë edhe lideri aktual i Konferencës së Lindjes, Milwaukee Bucks.

Të udhëhequr nga Giannis Antetokoukpo, Bucks kanë mposhtur Phoenixin me 21 pikë diferencë 129:108.

Giannis ishte më efikasi në këtë sfidë me 30 pikë, 19 kërcime e nëntë asistime. /Telegrafi/

Rezultatet:

Detroit Pistons - Denver Nuggets 128:123

Houston Rockets - New Orleans Pelicans 117:109

Milwaukee Bucks - Phoenix Suns 129:108

Toronto Raptors - Chicago Bulls 129:102