Please enter at least 3 characters.

Kamala Harris kritikoi përmes librit Joe Bidenin

Ish-zëvendëspresidentja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Kamala Harris, në librin e saj që do të dal në shitje gjatë ditës së sotme në SHBA, shkruan se beson se presidenti amerikan, Joe Biden nuk ka qenë në gjendje të tregojë më shumë empati ndaj civilëve në Gaza që janë vrarë nga Izraeli.

Axios publikoi një fragment nga libri i Kamala Harris me titull “107 ditë”.

“E lutja ime ndaj Joes, kur fliste publikisht për këtë çështje, ishte që të zgjerojë të njëjtën empati që tregoi për vuajtjet e ukrainasve edhe për vuajtjet e civilëve të pafajshëm në Gaza. Por, ai nuk mundi ta bënte këtë: Edhe pse mund të deklaronte me pasion: ‘Unë jam sionist’, komentet e tij për palestinezët e pafajshëm dukeshin të pamjaftueshme dhe të detyruara”, shkruan Harris.

Kjo e fundit i ka kushtuar një pjesë të rëndësishme të librit Izraelit dhe Gazës, dhe thekson se është e zemëruar për respektin që Biden i tregon udhëheqjes izraelite. Në libër, Harris përpiqet të distancohet nga Biden.

Ajo shkruan gjithashtu se një nga arsyet pse nuk fitoi në zgjedhjet e vitit 2024 është se presidenti amerikan (Joe Biden) “e konceptonte veten si një çek bosh për Benjamin Netanyahun në Gaza”.

Gjithashtu thekson se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu nuk ndiente besnikëri ndaj Bidenit.

“Ai donte Trumpin në vendin përballë tij. Jo Joen, jo mua”, shprehet ajo.

Në libër theksohet gjithashtu se protestat kundër luftës izraelite në Gaza luajtën një rol në zgjedhjen e saj si kandidate për zëvendëspresident.

Libri “107 ditë” ka këtë emër sipas fushatës që Harrisi zhvilloi në garën për president të SHBA-së për tre muaj. /Telegrafi/