Kaluan kufirin në mënyrë ilegale – ndalohen dy persona në Novosellë të Kamenicës
01/12/2025
Njësitë policore kanë ndaluar një automjet me targa të huaja gjatë një kontrolli rutinë.
Automjetin e drejtonte një mashkull kosovar, ndërsa pasagjeri ishte një mashkull shtetas i huaj.
Policia bën të ditur se të dyshuarit dyshohet se kanë kaluar në mënyrë ilegale kufirin nga territori i Serbisë drejt Kosovës, duke përdorur rrugë jashtë vendkalimeve të autorizuara.
Në konsultim me prokurorin është iniciuar lënda e rastit, ndërsa të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
Hetimet për këtë incident po vazhdojnë. /Telegrafi/


