Kaka: Bale i mirëpritur te Reali
01/08/2013
Bisedat në mes të dy klubeve kanë filluar të mërkurën, me Realin që pritet të paguajë rreth 115 milionë euro për tansferimin e uellsianit.
“Ai është lojtar shumë, shumë i mirë. Nëse ai vjen te Madrid, ai do të mirëpritet. Ai është një lojtar i mahnitshëm, me shumë aftësi teknike, mjeshtëri dhe lëvizje mashtruese. Ne do të jemi shumë të lumtur nëse ai vjen”, ka thënë Kaka për Sky Sports News. /Telegrafi/


