Please enter at least 3 characters.

Kaia Gerber dhe Kendall Jenner me kombinimin më elegant të këpucëve me pantallona të zeza

Është e qartë se ka një zgjedhje të këndshme këpucësh të miratuara nga modelet për t'u veshur me pantallona të zeza, dhe jo, nuk janë më atletet

Daljet e fundit të Kaia Gerber dhe Kendall Jenner ranë në sy për veshjet e ngjashme sportive me dy elemente: pantallonat e zeza dhe sheshkat e balerinave.

Ky është nga ato kombinime që do të donim t’i vishnim çdo ditë për në punë apo kudo tjetër, për komoditetin dhe elegancën në paraqitje.

Gerber i stiloi sheshkat e saj pa shumë sforcim në dukje me një pulovër dhe pantallona të zeza, duke shtuar syzet dhe një çantë të zezë.

Jenner i stiloi në mënyrë të ngjashme pantallonat e saj të zeza dhe sheshkat e balerinave, duke i kombinuar me një jelek gri sipër një bluze të bardhë.

Duke përmbyllur kombinimin e e kësaj pranvere, ajo shtoi syze dielli të zeza dhe një çantë të madhe të zezë që sërish po përdoret më shumë nga VIP-at dhe jo vetëm.