Kai Havertz pësoi një dëmtim të tmerrshëm në gisht teksa shënoi kundër Tottenhamit
Sulmuesi i Chelseat, Kai Havertz pësoi një thyerje të gishtit gjatë aksionit ku shënoi golin e parë kundër Tottenham Hotspur mbrëmjen e së mërkurës.
Chelsea triumfoi me rezultat 2-0 në shtëpi ndaj Spurs në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Carabao Cup.
Golat në këtë ndeshje për Blutë e Londrës u shënuan nga Havertz (5’) dhe një autogol nga Ben Davies (34’).
Megjithatë, e gjithë vëmendja u ‘vodh’ nga ylli gjerman, Havertz, por jo për golin e shënuar.
Gjermani e çoi Chelsean në 1-0 pas asistimit të Marcos Alonsos, por pas rrëzimit pësoi lëndim.
Lojtarët e Bluve vrapuan për të festuar me të, por vetë Havertz nuk ishte shumë i disponuar për festë.
Ai ishte në siklet serioz dhe u pa duke shtrënguar dorën pasi vrulli i tij çoi në një rënie të keqe ku mbeti me një gisht të thyer të dorës.
— Amr (@Amr21DS) January 5, 2022
Më pas, ish-lojtari i Bayer Leverkusen mori trajtim për dëmtimin e gishtit që dukej tepër i dhimbshëm.
Megjithatë, Havertz e kishte ngjitur gishtin me shirit dhe fashë dhe vazhdoi të luante edhe përkundër dhimbjes derisa u detyrua të zëvendësohej pas pjesës së parë pasi u përball me problemin. /Telegrafi/
Havertz playing with a broken finger ?? pic.twitter.com/3cGlxJqxYB
— Njabulo (@Njabulo_rx) January 5, 2022


