Kadyrovi lanson satelitin e parë çeçen në hapësirë "Ahmat-1"
14:"Arigona Bytyci
28/06/2023
Çeçenia ka lansuar satelitin e saj të parë “Ahmat-1” në hapësirë, kjo sipas liderit të tyre, Ramzan Kadyrov.
Ai tha se kjo është një "ngjarje shumë e rëndësishme dhe e shumëpritur" për Çeçeninë, transmeton Telegrafi.
“Dua të theksoj se ky është sateliti ynë i parë që hyri në orbitën e Tokës”, ka thënë Kadyrov.
Sipas tij, sateliti do të mbledhë informata për vendndodhjen e aeroplanëve. /Telegrafi/


