Please enter at least 3 characters.

Kadetët e rinj të FSK-së stërviten për reagim në mot të ashpër, Mehaj publikon pamjet

2023/01/323956068_748852492891488_2894948404343589111_n.jpg

Kadetët e rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë nisur zhvillimin e bazave të njohurive dhe demonstrimin praktik në lëminë e kërkim- shpëtimit dhe mbijetesës.

Në Qendrën Ndërkombëtare të Trajnimit për Kërkim- Shpëtim, ata kanë nisur të sfidohen fizikisht dhe psikikisht për reagim në kushte të motit të ashpër.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Mrojtjes, Armend Mehaj, i cili në llogarinë e tij në Facebook ka publikuar edhe pamjet e stërvitjeve.

“Motivimi i lartë dhe angazhimi vetëmohues janë konfirmim i fuqishëm se oficerët - liderë të ardhshëm janë garanci për Ushtrinë tonë gjithnjë e më të forte”.

“Nuk ka sfidë që na ndalë në hapat tonë të çeliktë përpara!”, ka shkruar Mehaj. /Telegrafi/