Ka të interesuar për ritestim
Ndërkaq të gjithë ata të cilët e kanë thirrjen e gjyqtarit, e nuk janë paraqitur në afatin e shtatorit, do ta kenë mundësinë t’i nënshtrohen provimit në testin fizik dhe atë teorik. Por së pari duhet t’i drejtohen SHGJFBK-së, me një kërkesë për ri-anëtarësim deri më 5 janar.
Kuotizimi dhe paraqitja e provimit për gjyqtarët që do t’i nënshtrohen testit do të kushtojë 35 euro, ndërkaq për gjyqtarët që do t’i nënshtrohen ritestimit do të kushtojë 15 euro. Pagesat duhet të kryhen deri më 7 janar. Testi teorik do të mbahet në lokalet e Qendrës së Konferencave “Orion”, më 11 janar, në ora 10.00 (para fillimit të seminarit), ndërkaq testi fizik do të mbahet pas përfundimit të pjesës praktike të seminarit, në ASHS, raporton SportPlus.
Bordi i SHGJFBK gjithashtu emëroi komisionin prej tre anëtarëve, Alban Lumi, Azem Hoxha dhe Daut Mehmeti, i cili do të mbikëqyr mbajtjen e provimeve. Alban Lumi, një nga anëtarët e komisionit i tha të dielën gazetës ‘Sport Plus’ se janë paraqitur disa gjyqtarë për ritestim, ndërsa emrat e tyre do të bëhen të ditur të hënën, kur edhe përfundon afati i paraqitjes së gjyqtarëve për ritestim. /Telegrafi/


