Please enter at least 3 characters.

Ka qenë kampion i Evropës dhe ka fituar Ligën e Kampionëve me Man Utd - portugezi i famshëm vjen të luajë në Maqedoninë e Veriut

2024/06/nani-1.jpg

Mbërrin një bombë e vërtetë transferimi vjen nga Maqedonia e Veriut, pikërisht nga klubi shqiptar i Gostivarit, skuadra që sezonin e kaluar përfundoi në vendin e nëntë në kampionat.

Ka filluar faza finale e negociatave me legjendarin portugez Nani, lajm që u publikua nga portali maqedonas Makfudbal dhe i njëjti burim shkruan se deri në përfundim të marrëveshjes mbetet vetëm të zgjidhen detajet dhe se portugezi është i kënaqur me kushtet financiare.

Klubi shqiptar që ka pronar turq, sezonin e shkuar tentoi ta sillte Mathieu Valbuenan, ndërsa tash e një vit luan lojtari i njohur turk Alper Potuk.

Në kulmin e tij, Nani ishte një nga lojtarët më të mirë sulmues në Evropë dhe luajti me fanellën e Manchester United, ku fitoi deri në 12 trofe, duke përfshirë edhe Ligën e Kampionëve në vitin 2008.

Sir Alex Ferguson e solli nga Sporting në vitin 2007 për 25 milionë euro. Ai luajti për skuadrën nga Old Trafford për tetë vjet, dhe më pas kaloi në Fenerbahce.

Nani veshi edhe fanellën e Lazios, Valencias, u rikthye në Sporting, ndërsa bëri karrierë edhe në Amerikë, ku luajti për Orlandon.

Dy vjet më parë, ai ishte anëtar i Venezias dhe më pas i Melburnit të Australisë. Së fundmi ishte në Adana të Turqisë.

Me fanellën e kombëtares portugeze ka luajtur 112 ndeshje dhe ka shënuar 23 gola. Tetë vjet më parë, ai ishte kampion evropian me Portugalinë. Transfermarkt aktualisht e vlerëson në 200 mijë euro. /Telegrafi/