Ka filluar votimi në katër komunat veriore
11/06/2017
Në katër komunat veriore të vendit janë hapur qendrat e votimit në orën 7:00 të mëngjesit.
Senad Shaboviq, zëdhënës i OSBE ka konfirmuar për KosovaPress-in se qendrat e votimit në katër komunat veriore janë hapur me kohë.
Sipas tij, gjithçka është duke shkuar sipas parashikimeve dhe nuk ka pasur ndonjë parregullsi.
Qytetarët atje tashmë kanë filluar shkojnë për të votuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit.


