Please enter at least 3 characters.

“Ka epilepsi, thërrisni dikë", momente të forta tensioni dhe thirrje për ndihmë në Ferma VIP

Një video që po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale nga Ferma VIP ka shkaktuar reagime dhe shqetësim te ndjekësit, pasi në pamje shfaqet një situatë e tensionuar brenda ambientit të programit.

Në videon e publikuar, banorët shihen të frikësuar dhe të çorientuar, duke vrapuar në mënyrë të çrregullt pas një ngjarjeje të papritur që ka krijuar panik të madh në fermë.

Në audio dëgjohen momente të forta tensioni dhe thirrje për ndihmë. Një prej fermerëve dëgjohet duke pyetur i shqetësuar: “Ça ka ndodhur“, ndërsa një tjetër përgjigjet në panik: “Ka epilepsi, epilepsi! Jo jo jo…! Thërrisni dikë, thërrisni shpejt Agai-n, është shumë keq”.

Ferma VIP

Nga pamjet nuk bëhet menjëherë e qartë se kush është prekur nga situata, ndërsa në rrjet kanë nisur të qarkullojnë aludime të ndryshme.

Disa përdorues dyshojnë se ngjarja mund të ketë lidhje me qenushin e fermës, Stormin.

Deri tani, produksioni nuk ka dhënë një sqarim zyrtar lidhur me incidentin, ndërsa situata mbetet e paqartë dhe e diskutuar gjerësisht në rrjete sociale.

Në orët në vijim pritet një reagim zyrtar që të hedhë dritë mbi atë që ka ndodhur realisht brenda Ferma VIP në momentet e panikut. /Telegrafi/