Juventusit si zakonisht i mjafton një gol në derbi, mposht Romën dhe i bëhet hije Interit
Juventusi ka shënuar fitore ndaj Romës me rezultat 1-0 në kuadër të derbit të javës së 18-të në Serie A.
Pjesa e parë ishte e barabartë me të dy skuadrat që kishin nga një rast të mirë për të shënuar.
Me të filluar pjesa e dytë, Zonja e Vjetër tregoi forcën, ku me një kundërsulm të shpejt shënoi golin hapës.
Në minutën e 47-të, Dusan Vlahovic asistoi te Adrien Rabiot që shënoi për 1-0.
Pas golit skuadra e Max Allegrit bllokoi ndeshjen, duke e lënë pa raste Romën.
Në anën tjetër Juventusi ishte afër të shënonte me Weston McKennie në minutën e 84-të, por Rui Patricio bëri pritje të madhe.
Juve gjeti edhe golin e dytë në minutën e 88-të, me Federico Chiesan, por që u anulua nga VAR për pozitë jashtë loje.
Deri në fund nuk kishte më gola të tjerë dhe Zonja e Vjetër mori fitoren e 14-të sezonale, ku me 43 pikë janë në vendin e dytë, me dy pikë më pak se Interi lider./Telegrafi/


