Please enter at least 3 characters.

Juventusi nuk dorëzohet për yjet e Bundesligës

2016/01/juventusi-nuk-dor-euml-zohet-p-euml-r-yjet-e-bundeslig-euml-s_hd.jpg

Objektivat kryesorë janë yjet që luajnë në Bundesligë, duke filluar me Kevin De Bruyne, por çmimi i lartë nga Wolfsburgu prej 60 milionë euro e bën që të tërhiqen kampionët e Serie A dhe të shikojnë dy objektivat e tjerë, Julian Draxler dhe Mario Gotze.

Siç raporton ‘calciomercato.it’, Mario Gotze është objektivi i tyre kryesor tani. Portali raporton se një marrëveshje është arritur me klubin e Bayern Munich, transmeton Koha.net, por që duhet të bindet Gotze që të bashkohet me ‘Zonjën e vjetër’.

Në rast të refuzimit të ofertës nga Gotze, atëherë Julian Draxler është lojtari me gjasat me të mëdha për tu bashkuar me ‘Bianconerët’, të cilët i kanë bërë një ofertë prej 4 milionë euro në sezon me një kontratë pesë vjeçare, kurse në arkat e Schalkes janë të gatshëm t’i derdhin plot 30 milionë euro. /Telegrafi/