Please enter at least 3 characters.

Juventusi në bisedime për Forlan

2016/01/f.0120165942251_m.jpg

Tuttosport pohon se agjenti i sulmuesit, Daniel Fabian Bolognicoff ishte mysafir i zyrtarëve të Juventusit të mërkurën, ku është biseduar për transferimin e 31-vjeçarit.

Bisedimet janë përqëndruar në kërkesat e lojtarit, me drejtorin Giuseppe Marotta që është i gatshëm të paguajë 4.5 milionë euro në sezon për shërbimet e Forlan. Por, shuma prej 14 milionë eurosh duket astronomike për Bianconerët dhe prandaj pritet që të largohen një sërë lojtarësh të panevojshëm për të rritur fondet. /Telegrafi/