Please enter at least 3 characters.

Juventusi ka gati ofertën para plus lojtar për Lacazetten

2020/08/lacazette-1.jpg

Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici është sot në Londër për bisedime me Arsenalin rreth një marrëveshje të madhe shkëmbimi.

Paratici po e shtyn Arsenalin të diskutojë kushtet mbi një tarifë për sulmuesin francez, Alexandre Lacazette .

Drejtori sportiv i Juventusit e sheh Lacazetten si një zëvendësim të mundshëm për Gonzalo Higuain dhe mezi pret që të krijojë një propozim para plus lojtar.

Sipas mediumit francez Le 10 Sport, Zonja e Vjetër do të ishte gati të përfshijë italianin Federico Bernardeschi në ofertën e tyre për Lacazetten.

Nga ana e tij, Lacazette do të ishte i hapur për këtë veprim pasi kërkon një rikthim në futbollin e Ligës së Kampionëve.

Lacazette gjithashtu pëlqehet edhe nga spanjollët e Atletico Madridit. /Telegrafi/