Please enter at least 3 characters.

Jurgen Klopp në përkrahje të Gjermanisë, por nga Mallorca

2024/06/GRQb869XQAEN-xP-scaled.jpg

Jurgen Klopp duket se po shijon jetën pas largimit nga Liverpoolit, pasi gjermani është parë duke shikuar tenis në Mallorca.

Klopp u largua nga roli i tij në Liverpool në maj, duke i dhënë fund një periudhe të rëndësishme gati nëntëvjeçare në Anfield.

Gjermani ka lënë mjaft trashëgimi te Liverpool. Ai fitoi Ligën e Kampionëve, Ligën Premier, një mori kupash vendore dhe, me siguri, i bëri Reds një nga klubet më të mëdha në botë përsëri.

Në Mallorca ai kishte veshur një fanellë të Gjermanisë, e cila po luan në Euro 2024 që organizohet aty, duke përkrahur ekipin me të cilin ishte i lidhur.

Klopp i lindur në Shtutgart - i cili filloi karrierën e tij si trajner në Mainz para se të bashkohej me Dortmundin - ishte në krye të Liverpoolit për 491 ndeshje dhe në atë kohë ata fituan 299 prej tyre, barazuan 109 dhe humbën 83.

Pas largimit të Klopp, ish-trajneri i Feyenoord, Arne Slot do të marrë drejtimin e Liverpool nga sezoni 2024-25. /Telegrafi/ 

<section> <h2>Kush kualifikohet në çerekfinale?</h2> </section> <section> <h2>Gjermania</h2> </section> <section> <h3>Danimarka</h3> </section>