Juliana Nura shtatzënë për herë të parë, pret binjakë
Juliana Nura, e njohur për publikun si Xhuli, pritet të bëhet nënë për herë të parë.
Lajmi është konfirmuar nga burime të afërta me ish-banorën e Big Brother VIP Kosova, për emisionin “Ora 7” në Klan Kosova.
Edhe pse vetë Juliana nuk ka reaguar ende publikisht lidhur me shtatzëninë, kjo “pritje e ëmbël” u komentua me shumë ngrohtësi edhe nga gazetarët në studion e emisionit.
Sipas të njëjtave burime, Xhuli është në pritje të binjakëve, ndërsa thuhet se ajo e ka realizuar shtatzëninë përmes IVF (fertilizim in vitro), gjë për të cilën Juliana ka folur hapur edhe më herët.
Në pritje të një reagimi apo konfirmimi nga vet ajo, lajmi ka ngjallur interes dhe urime të shumta në rrjet, me ndjekësit që i urojnë mbarësi në këtë kapitull të ri të jetës. /Telegrafi/


