Please enter at least 3 characters.

Julia Roberts: Nuk dua të luajë më role romantike

2018/10/Julia-Robertss.jpg
231:"CANNES, FRANCE - MAY 12: Actress Julia Roberts attends the "Money Monster" premiere during the 69th annual Cannes Film Festival at the Palais des Festivals on May 12, 2016 in Cannes, France. (Photo by Tristan Fewings/Getty Images)
12:"Getty Images

Fituesja e Oscarit thotë se nuk mund të luajë më në komeditë romantike, përveç nëse luan rolin e prindërve të aktorëve kryesorë.

Julia Roberts pohon se nuk do të shfaqet në rolet kryesore të filmave romantik shkaku se mosha nuk ia lejon një gjë të tillë dhe se me dëshirë do të luante nënën e akterëve të filmave kryesor.

"Kam ardhur deri tek pika në karrierën time, kur njerëzit mendonin se unë do të duhet t'i kthehem komedive romantike. Por ndonjëherë, ato nuk ju hyn në punë pasi që mosha e bën të veten. Do të luaja rolin e prindërve të dy personave të dashuruar", tha Roberts

Julia Roberts dhe Daniel Moder

Aktorja në një intervistë për InStyle ka pohuar se ëndërron të duket e bukur dhe e freskët si kolegia, Blake Lively.

"Unë ëndërroj që të jem e bukur dhe të dukem si Blake Lively. Hej, vajza duhet të ëndërrojë", tha 50-vjeçarja.

Theksojmë se ajo gëzon sot një familje të shëndoshë në saje të martesës me kineastin Daniel Moder si dhe tre fëmijët e tyre.

Ndryshe, aktorja është duke punuar në projekte të reja filmike që do të shfaqen gjatë vitit të ardhshëm në ekranet e mëdha të kinemave. /Telegrafi/