Please enter at least 3 characters.

"Ju ftoj për durim", Abdixhiku reagon sërish mes kërkesave për dorëheqje

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar sërish në një postim publik, në një kohë kur brenda partisë është shtuar presioni për dorëheqjen e tij pas zhvillimeve të fundit politike.

Abdixhiku ka theksuar rëndësinë e “vullnetit dhe durimit”, duke falënderuar kryetarët e degëve, nëndegëve dhe aktivistët e LDK-së për mbështetjen e dhënë sonte.

“Mesazhet e juaja mbështetëse, publike e private, janë më shumë se çfarë mund të kërkoj unë dhe LDK. Të gjithë ne, jemi veçse kalimtarë në një mision shumë më fisnik; por kur rrugën se bëjmë vet, ndihemi vërtetë më njerëzisht”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai ka deklaruar se çdo vështirësi dhe ndjesi padrejtësie në politikë është pjesë e procesit, por ka shtuar se këto momente “e provojnë karakterin” e individëve dhe të organizatës politike.

“Ju ftoj në durim”, ka shkruar Abdixhiku, duke kërkuar që situata të mos shndërrohet në përçarje të brendshme, por të trajtohet me qetësi dhe përgjegjësi politike.

Ky reagim vjen në vazhdën e kërkesave të disa strukturave të LDK-së për përgjegjësi dhe ndryshime në lidership, pas rezultateve të fundit zgjedhor. /Telegrafi/