Please enter at least 3 characters.

Joshua e ka dërguar boksin në një nivel tjetër, 250 mijë spektatorë pas tre meçeve të mbajtura në stadiume

2018/04/Anthony-Joshua-Boks.jpg
260:"CARDIFF, WALES - MARCH 31: Anthony Joshua walks to the ring prior to his WBA, IBF, WBO & IBO Heavyweight Championship title fight against Joseph Parker at Principality Stadium on March 31, 2018 in Cardiff, Wales. (Photo by Richard Heathcote/Getty Images)
12:"Getty Images

Anthony Joshua e ka çuar boksin në një tjetër nivel me ndeshjet e tij në stadiumet e futbollit.

Pjesëmarrje masive e denjë për finalen e një kupe bote dhe përfshirja e të gjitha shtresave.

Me numrat e fundit boksieri britanik ka vendosur të tjera limite pasi, numëroi 250 mijë spektatorë në vetëm tre ndeshje të zhvilluara në harkun e 11 muajve.

(Foto: Getty Images)

Fitorja e fundit ndaj Joseph Parker ishte disi e mërzitshme, pasi të gjithë prisnin  një nokaut, por u detyruan të kënaqen me suksesin me pikë të boksierit ishullor.

Por, kjo nuk ia heq aspak shkëlqimin një gjiganti të superpaguar që jeton ende me mamanë e tij.

Kjo është skuadra e Anthony Joshua. Pikërisht kjo skuadër ka tashmë një objektiv të ri në radarin e saj, pasi duhet të bindë promotorët e Deontay Wilder, që të firmosin një përballje mes dy protagonistëve të ringut.

Firma vlen 100 milionë funte dhe sipas mediave britanike, negociatat janë në rrugë të mbarë.

(Foto: Getty Images)

Trajneri Rob McCracken i ka dhënë nëntë pikë nga 10 të mundshme boksierit të tij për fitoren e fundit, një sukses i kulturuar, i zakonshëm, por gjithsesi që vlen një tjetër brez prestigjioz, në pritje të sfidës me Deontay Wilder. /TCh/