Please enter at least 3 characters.

Jorginho kurrë në karrierë nuk ka humbur penalti: Nëntë ekzekutime, nëntë konkretizime (Video)

2017/11/GettyImages-869125834.jpg
276:"NAPLES, ITALY - NOVEMBER 01: Jorginho of Napoli scores his tema's second goal with penalty during the UEFA Champions League group F match between SSC Napoli and Manchester City at Stadio San Paolo on November 1, 2017 in Naples, Italy. (Photo by Maurizio Lagana/Getty Images)
12:"Getty Images

Napoli nuk ka arritur të triumfojë në kuadër të xhiros së katërt të Ligës së Kampionëve.

Napolitanët pësuan humbje para shikuesve të vetë kundër Manchester Cityt me rezultat 4-2.

Lorenzo Insigne dhe Jorginho ishin golashënues te vendasit ndërsa Nicolas Otamendi, John Stones, Sergio Aguero dhe Raheem Sterling realizuan për Citizens.

Por, ajo që e bëri të veçantë ishte goli i napolitanëve që u realizua nga pika e bardhë në të 62 minutë.

Jorginho shënoi golin e nëntë në karrierë nga pika e bardhë duke pasur efikasitet të qind për qind, ku ka realizuar nëntë herë në nëntë raste.

Goli ka bërë që 25-vjeçari të jetë edhe një ndër lojtarët më të vlerësuar me notën 7,7.

Ndryshe, City zë pozitën e parë të renditjes tabelore të grupit F me 12 pikë, ndërsa Napoli ka vetëm tre sosh. /Telegrafi/