Please enter at least 3 characters.

Johnson thotë se masat e rrepta të sigurisë kanë dhënë rezultate në Britani

2020/04/200405172230-boris-johnson-0402-exlarge-169.jpg
685:"10 Downing Street handout photo of Prime Minister Boris Johnson clapping outside 11 Downing Street in London to salute local heroes during Thursday's nationwide Clap for Carers NHS initiative to applaud NHS workers fighting the coronavirus pandemic. Issue date: Thursday April 2, 2020. See PA story HEALTH Coronavirus. Photo credit should read: Pippa Fowles/Crown Copyright/10 Downing Street/PA Wire NOTE TO EDITORS: This handout photo may only be used in for editorial reporting purposes for the contemporaneous illustration of events, things or the people in the image or facts mentioned in the caption. Reuse of the picture may require further permission from the copyright holder.
46:"Pippa Fowles/Crown Copyright/10 Downing Street

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson tregon se masat e izolimit me qëllim luftimin e coronavirusit kanë nisur të tregojnë rezultat, mirëpo nuk ka përjashtuar rastin e ndërmarrjes së masave shtesë në Angli.

Ai ka thënë se masat janë duke u rishikuar vazhdimisht, në varësi të ecurisë së pandemisë në vend

Sipas tij, qendrat e vaksinimit do të nisin së funksionuari 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë, duke bërë të mundur vaksinimin sa më shpejt të popullatës.

Më shumë se 2.5 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër coronavirusit në këtë shtet, derisa 412,167 banorë të Britanisë është thënë të kenë marrë edhe dozën e dytë.

Nën masat aktuale të izolimit, banorët e Anglisë duhet të qëndrojnë në shtëpi dhe të dalin vetëm për arsye të domosdoshme.

Aty përfshihet blerja e ushqimit, ushtrimet apo puna, nëse nuk mund të kryhet nga shtëpia.

Masa të ngjashme janë duke u aplikuar edhe në Skoci, Uells, dhe Irlandën Veriore.