Please enter at least 3 characters.

Johnson: Populli ukrainas me trimërinë e tyre po inspirojnë miliona njerëz në mbarë botën

2022/03/1-99.jpg

Kryeministri britanik Boris Johnson, ka thënë sot se populli ukrainasë po inspiron miliona njerëz në mbarë botën.

Në një përgjigje dhënë presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili mbajti fjalim para deputetëve britanikë përmes një videoje, Johnson tha se ukrainasit me trimërinë e tyre po inspirojnë miliona njerëz, transmeton Telegrafi.

Johnson tha se Britania e Madhe dhe aleatët e saj janë të vendosur që t’ua dërgojnë ukrainasve armët, të vënë sanksione dhe të bëjnë presion mbi Rusinë dhe pushtimit të saj në Ukrainë.

I pari i qeverisë britanike theksoi se po përdorë të gjitha metodat e mundshme derisa Putini të “gjunjëzohet”, dhe Ukraina të çlirohet “edhe një herë”. /Telegrafi/