Johannes Hahn: Vendet aspirante për në BE, të tregojnë përparim konkret në përfshirjen e romëve në shoqëri
09/06/2016
Eurokomisioneri Johannes Hahn, ka deklaruar në Bruksel se vendet aspirante për në BE, duhet para se të bëhen pjesë e saj, duhet të tregojnë përparim konkret në përfshirjen e romëve në shoqëri, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Kjo deklaratë është bërë në promovimin e iniciativës ''Integrimi i romëve 2020'', që zbatohet nga Komisioni Evropian (KE), Këshilli për bashkëpunim rajonal (KBR) dhe nga fondacioni ''Shoqëria e Hapur''.
Ky projekt është duke u realizuar në Maqedoni dhe në disa vende tjera të Ballkanit Perëndimor dhe në Turqi. Projekti bazohet në themelet e projektit të mëhershëm ''Dekada e romëve 2005-2015''./Telegrafi/


