Please enter at least 3 characters.

Jessica Alba ndryshoi në mënyrë drastike modelin e flokëve: Ua dha lamtumirën tallazeve dhe flokëve të gjatë!

2021/11/ceb9b1b2-47fa-4dd4-8917-efb17f1d2f08-258242278_182179327456766_4367014701653903752_n.jpg

Aktorja dhe sipërmarrësja e suksesshme Jessica Alba tërhoqi shumë vëmendjen kur zëvendësoi tallazet e saj të dallueshme të gjata dhe me shkëlqim me një model flokësh të shkurtër bob në nuancë kafe

E ndërsa Alba zakonisht kultivon një stil joshës glamuroz, flokët e saj të shkurtër të zbukuruar me tallaze janë një pjesë e dallueshme e dukjes së saj prej kohësh, por duhet ta pranojmë se ky stil shumë më i shkurtër i shkon shumë, transmeton Telegrafi.

Stilistja e saj, e cila bashkëpunon rregullisht me yje si Paris Hilton dhe Lisa Rina, ka treguar se Alba i ka shkurtuar flokët me të paktën 30 cm, rezultatet e videove të publikuara në Instagram dëshmojnë se ia ka vlejtur.

Por, Jessica nuk është e vetmja e famshme që ka vendosur të ndryshojë imazh në prag të festave.

/Telegrafi/