Please enter at least 3 characters.

Jep dorëheqje presidenti armen, Armen Sarkissian - thotë se nuk kishte fuqi ndikimi në procese të rëndësishme

2022/01/Screenshot_2-57.png

Presidenti armen, Armen Sarkissian ka dhënë dorëheqje të papritur të dielën.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, presidenti armen ka deklaruar se këtë vendim e ka marrë për faktin se nuk ka instrumente për të ndikuar në politikën e brendshme dhe të jashtme.

Siç kujtojnë mediat, vitin e kaluar, Sarkissian e gjeti veten në mosmarrëveshje me kryeministrin Nikola Pashinyan për disa çështje, duke përfshirë largimin e komandantëve të forcave të armatosura.

“Mendova për një kohë shumë të gjatë dhe vendosa të jap dorëheqjen pas katër viteve punë aktive si president”, ka thënë Sarkissian në një deklaratë, e cila shtoi se “presidenti nuk ka mjetet e nevojshme për të ndikuar në proceset e rëndësishme të jashtme dhe të brendshme politike në kohë të vështira për popullin dhe vendin”.

Ai gjithashtu vuri në dukje se disa grupe politike kanë synuar atë dhe familjen e tij, pa dhënë detaje të mëtejshme. /Telegrafi/