Jennifer Lopez, 56-vjeçe, shfaqet në formë të shkëlqyer në Los Angeles pas debutimit në Coachella
Jennifer Lopez ka tërhequr vëmendjen në Los Angeles teksa është parë në një dalje të fundit publike, vetëm pak ditë pas performancës së saj surprizë në Coachella 2026.
Ylli 56-vjeçar u shfaq me një stil sportiv dhe elegant, duke veshur një veshje tërësisht të zezë me bluzë të shkurtër dhe geta të ngushta, të kombinuara me atlete dhe aksesorë luksozë.
Ajo u pa duke shkuar për drekë në një restorant, i cili është nga vendet më të frekuentuara nga personazhet e njohur në Los Angeles, shkruan DailyMail.
Pamja e saj e relaksuar, por njëkohësisht glamuroze, u plotësua me bizhuteri ari dhe flokë të mbledhur bisht, duke vënë në pah fizikun e saj të tonifikuar.
Dalja e saj vjen menjëherë pas debutimit në skenën e Coachella-s, ku ajo performoi për herë të parë në këtë festival të madh muzikor, duke marrë reagime të shumta nga publiku.
Në atë paraqitje, Jennifer Lopez interpretoi këngën e re “Save Me Tonight” gjatë performancës së DJ David Guetta, duke shënuar një moment të rëndësishëm në karrierën e saj muzikore. /Telegrafi/


