Please enter at least 3 characters.

Jennifer Aniston nxjerr në shitje portretin e saj ‘nudo’ për të mbledhur para për COVID-19

2020/06/gettyimages-521238712-h_2016_0.jpg
218:"HOLLYWOOD, CA - APRIL 13: Actress Jennifer Aniston arrives at the Open Roads World Premiere Of "Mother's Day" at TCL Chinese Theatre IMAX on April 13, 2016 in Hollywood, California. (Photo by Gregg DeGuire/WireImage)
9:"WireImage

Aktorja e popullarizuar amerikane, Jennifer Aniston, është duke fituar para për luftën ndaj COVID-19 në një mënyrë tejet të veçantë.

51-vjeçarja përmes një postimi në Instagram bëri të ditur se do të nxjerrë në ankand portretin e saj nudo të realizuar në vitin 1995.

Imazhi i saj ishte bërë nga Mark Seligerl, i cili asokohe ishte i punësuar për të realizuar një set fotografik për të gjithë personazhet e hit-serialit “Friends”.

Portreti bardh e zi ku aktorja shihet duke qëndruar këmbëkryq do të shitet për të mbledhur fonde rreth gjetjes së një vaksine për coronavirusin.

"Shoku im i dashur @markseliger u bashkua me @radvocacy dhe @christiesinc për të nxjerrë në ankand 25 portretet e tij - përfshirë edhe timen - për lehtësimin e COVID-19”, ka thënë Aniston.

"100% e të ardhurave nga shitjet e këtij portreti do të shkojnë në @NAFClinics, një organizatë e cila siguron testim dhe kujdes për të gjithë vendin”, shton më tej ajo.

Përveç Aniston, do të dalin në ankand edhe 25 portrete të tjerë të famshëm të Seliger, duke përfshirë imazhe të Leonardo DiCaprio dhe Oprah Winfrey. /Telegrafi/