Java e sigurisë së këmbësorëve në GALERIA
Sot, në kuadër të kampanjës "Java e Sigurisë së Këmbësorëve në Trafik", GALERIA Shopping Mall në bashkëpunim me Stacionin Policor të Trafikut Rrugor dhe Shkollën Fillore "Motrat Qiriazi", organizuan aktivitetin duke theksuar rëndësinë e sigurisë në rrugë dhe nevojën për të respektuar rregullat e trafikut.
Policia e qytetit luajti një rol kyç në këtë aktivitet, duke ofruar informacion të vlefshëm dhe praktika të sigurisë për këmbësorët, veçanërisht për nxënësit që kalojnë çdo ditë nëpër rrugët e qytetit.
Nxënësit morën pjesë në aktivitete ndërvepruese, ku u njohën me rregullat themelore të sigurisë për këmbësorët, siç janë përdorimi i kalimeve për këmbësorë, shmangia e përdorimit të telefonit kur kalojnë rrugën dhe rëndësia e veshjes me ngjyra të dukshme gjatë kohëve të errëta.
Ky aktivitet e theksoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit mes institucioneve dhe komunitetit për një qytet më të sigurt, duke inkurajuar të rinjtë të bëhen shembuj të mirë për të tjerët.
GALERIA Shopping Mall falënderon Policinë dhe Shkollën Fillore “Motrat Qiriazi” që kontribuan në organizimin e këtij aktiviteti dhe shpreson që ky aktivitet të shërbejë si një model për aktivitete të tjera që do të promovojnë sigurinë dhe mirëqenien e të rinjve në komunitet.


