Please enter at least 3 characters.

Java e sigurisë në trafik

2016/01/f.0831223535938_m.jpg

Polica apelon te qytetarët që të jenë të kujdesshëm në vozitje meqë nuk do të ketë tolerancë për kundërvajtjet e shkaktuara.

Ndërkaq me qëllim që viti shkollor të nis me masa të shtuara të sigurisë, Policia e Kosovës do të jetë më e pranishme në trafik. Ndihmësdrejtori i policisë së Kosovës Shpend Maxhuni, në një konferencë për media shpalosi planin që përmban java e sigurisë në trafik.

Ndryshe Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), po e mbështet këtë aksion, ministri Bajram Rexhepi, tha se me këtë aksion synohet edhe ulja e aksidenteve në trafik.

“Siguria në trafikun rrugorë është sfidë. Kërkohet aktivitet dhe kontroll më i shtuar, së paku të përmirësojmë situatën në këtë fushë pasi që i kemi mundësitë. Në aspektin statistikor qëndrojmë më mirë se në vitin 2009 këtë vit kemi ulje të aksidenteve me fatalitet”, tha ai.

Në kuadër të ndryshimeve dhe reformave në polici, drejtori i përgjithshëm i policisë së Kosovës, Behar Selimi tha se më këtë aksion synojnë të krijojnë një kulturë tjetër nga ajo çfarë është në komunikacion. /rtk/telegrafi/