Please enter at least 3 characters.

Java e ardhshme nis me temperatura më të larta, mjekët apelojnë për kujdes

Javën e ardhshme vendin e presin temperatura dukshëm më të larta, që sipas meteorologëve temperaturat më të larta pritet të regjistrohen në pjesët qendrore dhe juglindore të vendit, ku ato mund të arrijnë deri në 30 gradë.

Por, sipas mjekëve ndryshimi i temperaturave nga i ftohti në të nxehtë për një kohë shumë të shkurtër ndikon në mënyrë negative në organizëm, sidomos tek të moshuarit dhe fëmijët.

“Moshat të cilat gjithmonë preken janë të vegjlit dhe më të moshuarit. Sigurisht se ndikon sidomos tek ata që janë me sëmundje kronike me një lodhje, djersitje të tepruar, kokë dhimbje, marramendje dhe kujdesi duhet të jetë i veçantë për geto dy grup moshe,” deklaroi Albina Bektashi Qerimi, mjeke.

Rritja e temperaturave pritet të prekë më së shumti sistemin tretës në organizmin e njeriut.

“Zakonisht në këto ndryshime klimatike, sigurisht presim ndryshime ndoshta në aspektin viral të traktit respirator jo, mirëpo në traktin gastro intestinal po patjetër…1:50 “Të pijnë sa më shumë ujë, ushqimi i tyre të jetë më i lehtë ti largohen kripës dhe ëmbëlsirës, d.m.th kripën dhe sheqerin ta reduktojnë, të marrin vaktet e tyre me rregull dhe të anashkalojnë daljet e panevojshme në kohën kur të gjitha rekomandimet flasin për tu mos ekspozuar,” u shpreh Albina Bektashi Qerimi, mjeke.

Ky ndryshim i shpejtë i temperaturave do të thotë se vendi, brenda një kohe të shkurtër, po kalon nga mëngjese të ftohta pranverore në temperatura që i ngjajnë fillimit të verës. Veçanërisht ngrohtë do të jetë në rajonin e Vardarit dhe në pjesët juglindore, ku tradicionalisht më shpejt ndihet ndikimi i masave ajrore nga jugu. /Alsat.mk