Please enter at least 3 characters.

Japonia dhe Senegali ndahen baras

2018/06/Yuto-Nagatomo-Wague-e1529859226420.jpg
298:"YEKATERINBURG, RUSSIA - JUNE 24: Yuto Nagatomo of Japan runs with the ball under pressure from Moussa Wague of Senegal during the 2018 FIFA World Cup Russia group H match between Japan and Senegal at Ekaterinburg Arena on June 24, 2018 in Yekaterinburg, Russia. (Photo by Dan Mullan/Getty Images)
12:"Getty Images

Përfaqësuesja e Japonisë dhe Senegalit u ndan me një barazim 2-2 në ndeshjen kryesore të Grupit H në Kampionatin Botëror 'Rusia 2018'.

Senegalezët ishin për një nuancë më të mirë, por ishte një lojë e bukur me raste nga të dy anët.

Goli i parë në takim u shënua nga Sadio Mane në minutën e 11-të, ndërsa rezultati u barazua nga Takashi Inui (34') pas asistimit nga Yuto Nagatomo.

(Foto: Getty Images )

Senegalezët rikthyen epërsinë me anë të Moussa Wague në minutën e 71-të.

(Foto: Getty Images)

Por, rezultati u barazua nga Keisuke Honda në minutën e 78-të pas asistimit nga Inui.

Të dy skuadrat tentuan deri në fund të shënojnë gola, por rrjetet nuk u tundën nga asnjëra anë.

(Foto: Getty Images)

Pas këtij barazimi Senegali dhe Japonia vazhdojnë me katër pikë, kurse në ndeshjen e fundit në grup Senegali luan ndaj Kolumbisë, kurse Japonia kundër Polonisë. /Telegrafi/