Please enter at least 3 characters.

Janë martuar Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi

2022/05/281728144_10224112894784145_5782562188054172003_n-e1652807870686.jpg
11:"NOK SELMANI

Artisti i njohur shqiptar, Genc Prelvukaj dhe partnerja e tij, këngëtarja Eni Koçi, duket se i kanë dhënë fund zyrtarisht beqarisë.

Çifti, të cilët janë së bashku prej shumë vitesh, lajmin e kanë shpërndarë me fansat në rrjete sociale.

Ata kanë publikuar një fotosesion në llogaritë e tyre personale në Instagram, gjersa Eni shfaqet me fustan të bardhë e Genci me kostum të zi.

Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj (Foto: Facebook)

“Z. & Znj. Prelvukaj. Të martuar që nga viti 2019”, ka shkruar Koçi në postimin e shpërndarë me ndjekësit.

Urimet kanë qenë të menjëhershme në hapësirën për komente që e kanë uruar çiftin, ndonëse kanë deklaruar më parë se nuk do të bëjnë dasmë.

Për dyshen e famshme këto ditë është raportuar se janë në pritje të një fëmije, gjë të cilën nuk e kanë konfirmuar akoma.

Sidoqoftë, Eni dhe Genci jetojnë bashkë që një kohë të gjatë mes Kosovës dhe Shqipërisë. /Telegrafi/