Please enter at least 3 characters.

James van der Beek është bërë baba për herë të gjashtë

2019/10/JamesVanderBeek.jpg
259:"LOS ANGELES, CALIFORNIA - SEPTEMBER 22: (EDITORS NOTE: Image has been edited using digital filters) James Van der Beek arrives at the 71st Emmy Awards at Microsoft Theater on September 22, 2019 in Los Angeles, California. (Photo by Emma McIntyre/Getty Images)
12:"Getty Images

Aktori James van der Beek e ka ndarë lajmin e mirë se familja e tij do të bëhet më e pasur për anëtarin e ri dhe se së shpejti ai do të ketë një fëmijë të gjashtë.

Ylli i serialit "Dawson's Creek" nuk e fshehu kurrë se është një baba shumë i përkushtuar dhe një mbështetës i madh i gruas së tij në rritjen e fëmijëve.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se gruaja e tij, Kimberley, deri më tani ka pasur tri aborte.

"Aborti është diçka për të cilën njerëzit rrallë flasin dhe shpesh kalojnë në fshehtësi. Por, kjo nuk duhet të shihet si turp", ka thënë ai, duke shtuar se në një situatë të tillë është e rëndësishme t'i jepni vetes hapësirë dhe kohë për t’u pikëlluar.

Aktori dhe gruaja e tij u kurorëzuan në vitin 2010, dhe sot ata janë prindër të katër vajzave dhe një djali.