Please enter at least 3 characters.

James Rodriguez para takimit në Ligën e Kampionëve: Me të vërtetë e dua Liverpoolin

2019/02/James-Rodriguez-bayern-1.jpg
257:"SINGAPORE - JULY 26: James Rodriguez #11 of FC Bayern Muenchen kicks the ball during a training session of International Champions Cup training session at National Stadium on July 26, 2017 in Singapore. (Photo by Thananuwat Srirasant/Getty Images for ICC)
20:"Thananuwat Srirasant

Sulmuesi i Bayern Munichut, James Rodriguez thotë se është i gatshëm për kundërshtarët e Ligës së Kampionëve, Liverpoolin.

Këta të fundit do të jenë nikoqir të skuadrës gjermane më 18 shkurt në "The Anfield Road" në kuadër të ndeshjes së parë të 1/8 të Ligës së Kampionëve.

James Rodriguez (Photo by Thananuwat Srirasant/Getty Images for ICC)

James, i huazuar nga Real Madridit, ishte mbresëlënës në fitoren e Bayernit kundër Schalkes 04.

"Unë mendoj se kam pasur një lojë të mirë," tha fillimisht sulmuesi kolumbian për gazetën gjermane, "BILD".

"Unë me të vërtetë e dua Liverpoolin, nuk duhet të bëni gabime në këto ndeshje. Mendoj se me vërtetë mund t'i shkaktojmë probleme Liverpoolit. Kemi një skuadër të mirë që mund të lëvizë nëse bën lojë të mirë".

"Hap pas hapi, ndihem më mirë. Kam munguar pothuajse tre muaj, por tani po fitoj cilësi, por mund të bëj më shumë", tha lojtari.

Ndryshe, babai i lojtarit ditë më parë ka deklaruar se do të dëshironte ta shihte futbollistin në fanellën e Juventusit. /Telegrafi/