Please enter at least 3 characters.

Jahjaga priti presidenten e “Medica Mondiale”

2016/01/jahjaga-priti-presidenten-e-ldquo-medica-mondiale-rdquo_hd.jpg

Presidentja Jahjaga e falënderoi Houser për mbështetjen e vazhdueshme që “Medica Mondiale” i ka dhënë, përmes projekteve të ndryshme, organizatave joqeveritare në Kosovë, të cilat e kanë prioritet trajtimin e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës dhe të llojeve të tjera të torturës.

Presidentja Jahjaga theksoi rëndësinë e vazhdimit të mbështetjes të “Medica Mondiale” për Kosovën dhe angazhimin e saj në njohjen ndërkombëtare të statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë si dhe për përballjen e kryesve të këtyre veprave me drejtësinë.

Presidentja e “Medica Mondiale”, Monika Houser shprehu përkushtimin e kësaj organizate për të vazhduar në çdo formë të mundshme mbështetjen për të gjithë të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës si dhe për viktimat e tjera të torturës. /Telegrafi/