Please enter at least 3 characters.

Jackson Martinez largohet nga Porto

2016/01/jackson-martinez-largohet-nga-porto_hd.jpg

Martinez 28-vjeçar, ka thënë se preferon që karrierën ta vazhdojë në Serie A ose Premier League.

Ai këtë edicion ka shënuar 25 gola në 29 ndeshje të zhvilluara në të gjitha garat për Porton, përcjell koha.net.

"Në verë do të largohem nga Porto për të vazhduar karrierën në një ligë më të fortë. Agjenti im tashmë ka filluar të punojë për të ardhmen time, e cila qëndron mes Italisë dhe Anglisë", është shprehur Martinez, i cili kërkohet nga Juventus, Roma, Napoli, Arsenal, Manchester United e shumë skuadra tjera.

Ai ka kontratë me Porton deri në qershorin e vitit 2017 dhe ka një klauzolë lirimi prej 50 milionë eurosh. /koha/Telegrafi/