Ja zhvillimet më të reja në mbledhjen e sotme të Kuvendit të Maqedonisë
19/05/2016
Në mbledhjen e sotme të Kuvendit të Maqedonisë, ku LSDM-ja nuk merr pjesë, përveç propozimeve për plotësimin e Ligjit për falje, janë votuar edhe ndryshimet dhe plotësimet e ligjeve për mbrojtjen e privatësisë, mbrojtjen e të dhënave personale, ndryshimin e Ligjit për zgjedhje, për çështje administrative, për procedurë të përgjithshme administrative, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Ndryshimet e këtyre ligjeve ndikojnë në efikasitetin në procedurat administrative të KSHZ-së, pastaj i jepet mundësi kryetarit Ivanov që të tërheq vendimin për falje, ose të bëjë anulime të individuale, si edhe kërkohet shtyrje deri në korrik të vitit 2017 e kërkesave të Ligjit për mbrojtje të privatësisë, që ndërlidhet me përgjimet./Telegrafi/


