Please enter at least 3 characters.

Ja sa votues janë paraqitur në KSHZ për të vërtetuar se nuk janë të dyshimtë

2016/03/Pastrimi-i-listes-zgjedhore-KSHZ.jpg

Mundësinë për tu paraqitur si votues të sigurtë dhe që nuk janë të dyshimtë nëpër listat e votuesve në Maqedoni, e kanë shfrytëzuar 122 persona nga gjithësejt 39.502 qytetarë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

''Deri tani, mundësinë për tu paraqitur e kanë shfrytëzuar gjithësejt 122 qytetarë edhe atë 5 persona duke u paraqitur personalisht në zyret e KSHZ-së dhe mundësinë online e kanë shfrytëzuar 117 qytetarë'' thuhet në njoftimin zyrtar të KSHZ-së./Telegrafi/