Please enter at least 3 characters.

Ja sa para përfitojnë klubet tona nga të drejtat televizive

2016/01/ja-sa-para-p-euml-rfitojn-euml-klubet-tona-nga-t-euml-drejtat-televizive_hd.jpg

FFK përmes një njoftimi ka bërë më dije se i pari i FFK-së fillimisht përfaqësuesit e klubeve i njoftoi për lëvizjet dhe angazhimin që po bëhet për ndërkombëtarizmin e futbollit të Kosovës dhe për hapat që duhen ndërmarrë nga të gjithë për përgatitjen e FFK-së dhe klubeve për arenën ndërkombëtare.
Në këtë drejtim do të ketë trajnime dhe seminare nga ana e zyrtarëve të UEFA-s për personelin e FFK-së dhe administrator të klubeve.
“Në këtë takim u bisedua edhe për shpërblimet e klubeve nga shuma e mjeteve nga të drejtat televizive. Meqenëse, pritet që deri në mars të viti 2016, futbolli i Kosovës do të jetë pjesë e UEFA-s, e cila ekipet kampione do t’i shpërblejë nga fondi i vet, klubet u pajtuan dhe morën vendim që shuma e mjeteve nga të drejtat televizive që kap shumën prej 110.000 eurove të bëhet shpërndarja në mënyrë lineare për 11 klubet, përveç Prishtinës e cila edhe me tutje mbetet jashtë paketës televizive të Digit Alb-it, si fitues të drejtave televizive”, është thënë në njoftimin e FFK-së. /KosovaPress/